Lumenjtë në Europë bëhen burim alarmues i ndotësve të oqeaneve
Paris, 28 shkurt - Shkencëtarët francezë po paralajmërojnë se lumenjtë në Europë po bëhen një burim alarmues i plastikës që ndot oqeanet.
Ata e thanë këtë pas një turi në nëntë lumenj europianë përfshirë Tamiz, Sena dhe Elba.
Shkencëtarët kanë zbuluar që mostrat e grumbullura nga lumenjtë treguan praninë e mikro plastikës e cila është shumë e vogël për t'u kapur.
Plastika shkakton ndotje duke lëshuar përbërës dhe nga depozitimi i ndotësve.
Jean-Francois Ghiglione është drejtuesi i kërkimit në mikrobiologjinë oqeanografike në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në Francë.
Ai tha se studimi i tyre do të vijojë më tej nëse gjendja është e njëjtë në lumenj të ndryshëm.
"Një nga zbulimet tona kryesore është se ne gjetëm plastikë kudo, në të gjithë lumenjtë. E prisnim diçka të tillë, por ajo që po përpiqemi të shohim - dhe rezultatet e ardhshme do e tregojnë këtë- është nëse përqendrimi i plastikës do të jetë njëjtë midis Tamizit dhe Senës dhe midis vendeve të ndryshme. Ne do të studiojmë përbërjen e tyre, duam të kuptojmë burimin e ndotjes".
Shkencëtarët do të qëndrojnë në Paris për më shumë se një muaj për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me emergjencën për të vepruar kundër ndotjes së oqeaneve nga plastika.