Lituania do të organizojë referendum për shitjen e tokave
Lithonia, 18 shkurt - Lituania do të organizojë referendum për mbajtjen në fuqi të ndalesës për të huajt që të blejnë tokë.
Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se 300,000 nënshkrimet e nevojshme për të thirrur votimin, tashmë janë mbledhur.
Vendi baltik ka premtuar se do të shfuqizojë ndalesën pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 2004. Atij i është dhënë kohë deri në maj të këtij viti për të bërë një hap të tillë.
Por, aktivistët thonë se lejimi i të huajve për të blerë tokë, do të rrisë çmimet për banorët lokalë.
Sondazhet e opinionit tregojnë se dy të tretat e lituanezëve kundërshtojnë blerjen e tokave nga të huajt.