Lipjani dhe Shtimja mbajnë panairin e prodhimeve bujqësore
Prishtinë, 12 qershor - Departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Lipjan së bashku me Komunën e Shtimes dhe në mbështetje financiare të IKC-së, sot organizojnë panairin e prodhimeve bujqësore.
Të ftuar janë prodhues, grumbullues, përpunues të prodhimeve bujqësore dhe fermer potencial me makineri bujqesore nga komunat Lipjan dhe Shtime.
Ky panair bujqësor ka karakter tradicional dhe perkon edhe me diten e Çlirimit të Komunës sonë.
Për të promovuar zhvillimin bujqësor ne kuader te panairit do te mbahet nje defilim i makinerise bujqesore (traktorëve dhe autokombajnave) duke filluar nga ora 8:30 deri 9:15 duke pershkruar nje rruge te caktuar nga organizatori. Për këtë defilim dhe rrugen janë njoftuar fermeret dhe organet e rendit në Lipjan.