Limaj kërkon komision për të hetuar privatizimin
Prishtinë, 3 tetor - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Fatmir Limaj në seancën e sotme ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të formoj një Komision hetimor për procesin e privatizimit.
Limaj ka thënë se në këtë Komision do të angazhoheshin ekspertë të fushave të ndryshme, e i cili do të financohej nga një fond i veçan.
Deputeti Fatmir Limaj tha se ky Komision do ti raportonte Kuvendit se si ka ecur i gjithë procesi i privatizimit në vend.
Vetëm kështu mund ta heqim nga rëndi i ditës këtë çështje. Komisioni duhet ti hetojnë ndërmarrjet a janë përmbushur kontratat dhe si janë përmbushur. Vetëm kështu i joshim investitorët. Ndërsa duke e mbajtur pezull temë e procesit të privatizimit do ti largojmë investitorët.\"
Unë kërkoj që debati të zgjedhore, dhe ftojë profesorët, inxhinierët, ekspert të fushave të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre rreth zhvillimit të vendit, ka thënë deputeti Limaj.