Lidhja e Bletarëve të Kosovës, pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë
Prishtinë, 10 qershor Lidhja e Bletarëve të Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë Apimondia, e cila ka konfirmuar se e ka njohur të drejtën e anëtarësimit të LBK-së.
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi pati me përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve, ku u bisedua për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe LBK-së rreth këtij anëtarësimi.
Zëvendësministrit Januzi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë, ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të bletarëve në vend dhe sipas tij kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit të Lidhjes së Bletarëve me MBPZHR-në.
Në këtë takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të bletarisë në Republikën e Kosovës dhe mundësinë e mbështetjes së këtij sektori nga Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.