Liberalizimi i tregtisë me BE, rrezikon mishin serb
Beograd, 6 janar - Prodhimi i mishit në Serbi më së shumti është rrezikuara pas liberalizimit të plot të tregtisë me BE, por jo për shkak të uljes së doganave, por për shkak të kushteve të mira prodhuese në Union që Serbia duhet ti arrijë, deklaroi sekretari i Shoqatës së Odës ekonomike të Serbisë (OES) për bujqësi Nenad Budimopviq. Prodhimi më ndijshëm është mishi.
Për import të rritur të mishit nuk është arsye zvogëlimi i doganave, por kushtet e mira prodhuese në BE, që është qëllim që të arrihet edhe ën Serbi, tha Budimoviq për portalin Euroaktiv Serbia.
Ai shtoi s e kohët fundit po merren hapa të mëdhenj konkrete në rregullimin dhe nxitjen e prodhimeve të qumështit dhe mishit të cilët ,si prodhime strategjike, do të mbesin të mbrojtur deri ën anëtarësimin e Serbisë në BE.