Let’s Do It organizon aksion pastrimi në Gjilan
Prishtinë, 22 prill - Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Javën e Tokës, Let’s Do It do të organizohet aksion pastrimi në Gjilan, përkatësisht në Fshatin Shillovë, lokacioni “Te Kisha”.
Aksioni organizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.
Në aksion do të marrë pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe vullnetarë të tjerë.
Mbeturinat e grumbulluara do të largohen nga KRM “Ekohigjiena”.