Let’s Do It Kosova fillon kampanjën edukative mjedisore
Prishtinë,
28 shkurt - Let’s Do It Kosova ka bërë të ditur se sot në Komunën e
Vitisë do të fillojë kampanja edukative mjedisore “Ngritja e
kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor".
Hapja e
kësaj Kampanje do të bëhet në shkollen “Dëshmorët e Vitisë”, ku do të
jetë prezent edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Përveç
hapjes së Kampanjës, në hapësirët e oborrit të shkollës "Dëshmorët e
Vitisë", vullnetarët e Let's Do It së bashku me nxënës të shkollës do të
realizojnë edhe aksion pastrimi.
Let’s Do It ju njofton se përmes kësaj kampanje synohet që të krijohet një kulturë e re mjedisore për gjenerata e reja