Let’s Do It dhe lëvizja globale River Cleanup pastrojnë lumin Drin
Istog, 31 tetor - Let’s Do It në bashkëpunim me lëvizjen globale River Cleanup do të zhvillojë aksion pastrimi në lumin Istog që është degë e lumit Drin në vendin tonë, më saktësisht te “Ura e Gurit” në fshatin Zallq të Istogut.
Këtij organizimi iu është bashkuar edhe komuna e Istogut.
Gjatë këtij aksioni do të largohet sasi e konsideruar e mbeturinave, duke filluar nga mbetjet e shumta plastike, mbetjet inerte dhe të tjera.
Në këtë aksion, për herë të parë do të lansojmë edhe përdorimin e pajisjes “Trash boom”, e cila shërben si barrierë për mbeturinat që mund të ikin nga rrjedha e lumit gjatë pastrimit.
Pjesëmarrës në aksion do të jenë edhe përfaqësues të komunës së Istogut. Për shkak të gjendjes me pandeminë, numri i vullnetarëve në aktivitet është i reduktuar!
Let’s Do It dhe River Cleanup vitin e kaluar realizuan aksione për pastrimin e lumit Drin, përveç në komunën e Istogut, edhe në komunën e Pejës, Malishevës, Rahovecit e Deçanit. Këto akione të përbashkëta kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për ndotjen e madhe që po u shkaktohet ekosistemeve ujore, sidomos nga plastika, duke aktivizuar vetë qytetarët që të bëhen pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.