23 Dhjetor 2024

LDK: Për katër vite trefishohet buxheti për bujqësi

Prishtinë, 12 maj - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë të hënën se gjatë katër viteve të qeverisjes së LDK-së, do të trefishohet buxheti për sektorin e bujqësisë, do të investohen 1,2 miliardë euro në këtë sektor dhe do të krijohen 120 mijë vende punë në bujqësi dhe industrinë përcjellëse.

Këto komente kryetari Mustafa i bërë gjatë vizitave në qumështoret “Eurolona” dhe “Bylmeti”.

“Aktualisht në Kosovë importohen 600 milionë euro produkte bujqësore, duke përfshirë edhe 80 milionë euro vetëm qumësht dhe produkte të tij. Aktualisht ne mbulojmë vetëm 20% të nevojave për konsum nga bujqësia. Me qeverisjen e LDK-së në katër vitet e ardhshme do të kthehet e kundërta, 80% do të kemi prodhime vendore dhe 20% import”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Ai ka thënë se ne do të mundësojmë që të ndryshomë proporcioni në prodhimin e qumështit, në mënyrë që furnizimi në vend të bëhet kryesisht me prodhim vendor.

Kreu u LDK-së ka thënë se do të hiqet dogana dhe TVSH-ja për makineritë dhe importet e tjera që janë të lidhura me prodhimin dhe përpunimin e qumështit.

“Ne parashohim që nëpërmes politikave fiskale dhe politikave ekonomike të cilat do t’i aplikojmë, do të synojmë që normat e interesit për bujqësisë të mos jenë të ngjashme me tregtinë. Ne do të rritim për tri herë subvencionimin për bujqësinë dhe në katër vitet e ardhshme investimet në këtë sektor do të arrijnë në 1.2 miliard euro. Si rezultat i këtyre investimeve do të kemi 120 mijë të punësuar në bujqësi dhe industrinë përpunuese, duke përfshirë edhe shtimin e punësimit sezonal”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar edhe konkurrencës jolojale me të cilën përballen prodhuesit vendorë, duke shtuar se me LDK në Qeveri do të krijohen kushte për një ekonomi të tregut ku të gjithë do të jenë të barabartë.

Mustafa ka thënë se duke marrë parasysh që 60% e popullatës jeton në pjesët rurale, deri më tani kemi arritur që 20% të ardhurave kombëtare t’i sigurojmë prej bujqësisë, por kjo përqindje duhet të rritet shumë më tepër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)