23 Dhjetor 2024

Lansohet studimi i zëvendësimit të importit për qumështin

Prishtinë, 28 qershor - Agjencitë për Zhvillim Rajonal - RDA (Qendër - Lindje dhe Perëndim), kanë kontraktuar IQ Consulting për të kryer 'Studimin mbi Potencialin për Zëvendësimin e Importeve në Tregun e Qumështit në Kosovë', me qëllim të përgjithshëm për të analizuar situatën aktuale në sektorin e qumështit dhe për të vlerësuar sfidat më të mëdha në rritjen e ndërmarrjeve në këtë sektor.

Fokusi i veçantë i studimit ishte vendosur në identifikimin e politikave që do të kontribuojnë në rritjen e tregut të prodhuesve vendor të qumështit në tregun e Kosovës.

Raporti i cili u prezantua sot nga z. Kushtrim Shaipi i kompanisë hulumtuese të angazhuar për këtë studim, nxjerr në pah sfida të mëdha por dhe potencial premtues për rritjes e pjesës së tregut nga përpunuesit vendor. 

Gjetjet kryesore të këtij studimi, ndër të tjera,  tregojnë se 97% e familjeve rregullisht konsumojnë produkte të qumështit.

Madhësia e përgjithshme e tregut të qumështit në Kosovë, e cila mund të vlerësohet vetëm në mbi bazë të përllogaritjes së nivelit të importit dhe prodhimit vendor të qumështit të papërpunuar, besohet të jetë rreth 0.9 mil. ton në vit.

Pjesa më e madhe e tregut të produkteve me vlerë të shtuar vjen nga importet. Përbërja e tillë e tregut tregon potencial shumë të lartë për zëvendësimin e importeve të produkteve të qumështit me ato të prodhuara në vend.

Studimi gjithashtu nxjerr në pah nivel të lartë të kënaqshmërisë së konsumatorëve me cilësinë, shijen, paketimin, si dhe dukjen e produkteve vendore të qumështit, por nivel dukshëm më të ulët të kënaqshmërisë së konsumatorëve me çmimet e ofruara nga operatorët vendorë. Marrë parasysh se çmimi duket të jetë një prej faktorëve më me ndikim në vendim-marrje për blerjen e produkteve të qumështit, studimi sugjeron se këtij aspekti duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë.

Sektori i qumështit në Kosovë ka shënuar një rritje të qëndrueshme në vitet e fundit për të gjitha kategoritë (të prodhimit dhe përpunimit).

Niveli i lartë i fragmentimit të tregut, potenciali i ulët për investime dhe rritje të shpejtë, zhvillimit i ulët teknologjik dhe i aftësisë për të hyrë në treg, kanë penguar ekonominë lokale të rritet në mënyrë efektive dhe të plotësojë nevojat e konsumit vendor, i cili është në rritje.

Ndërhyrjet në sektorin e qumështit të orientuara drejt zëvendësimit te importit dhe rritjes së pjesëmarrjes së prodhuesve vendor në treg duhen të jenë shumë-dimensionale dhe të akorduara mirë në mes të pushtetit qendror, lokal si dhe politikave për zhvillim rajonal.

Ndërhyrjet jo proporcionale në zinxhirin e shtimit të vlerës mund të rezultojnë në fuqizimit disproporcional negociues të akterëve të sektorit.

Potenciali i plotë i përpunuesve vendor të qumështit për të kënaqur kërkesat e tregut mund të arrihet vetëm nëse ndërhyrjet gjithashtu mbulojnë sektorin e prodhimit, gjegjësisht, rritjen e numrit të lopëve qumështore dhe përmirësimin e produktivitetit të lopëve nëpërmjet pastrimit të racave dhe përmirësimit të praktikave të të ushqyerit.

Përveç kësaj, një qasje multidimenzionale do të përqendrohej gjithashtu në uljen e kostos që lidhet me grumbullimin e qumështit të papërpunuar në Kosovë, e cila del të jetë dukshëm më e lartë se në vendet e tjera në rajon.

Prodhimi dhe Tregtimi jo-formal gjithashtu janë identifikuar ndër shkaqet kryesore për sasinë e pamjaftueshme të qumështit të freskët për procesim dhe tregtim në zinxhirin e tregut të bylmeteve. Përkrahja e pakët (në krahasim me vendet e rajonit) nga fondet publike si dhe konkurrenca jo-lojale në treg gjithashtu paraqiten si sfida që sektori duhet të tejkalojë.

Kaçkavalli rezulton të jetë një nga segmentet më premtues për zëvendësimin e importeve. Të dhënat e importit nga Dogana e Kosovës tregojnë për një rritje të qëndrueshme të konsumit për këtë produkt në 7 vitet e fundit. Studimi gjithashtu tregon se konsumi kryesor i këtij produkti vjen nga restorantet, dhe ushqimeve të shpejta.

Në bazë të këtij informacioni prodhuesit vendor mund të siguronin qasje më të lehtë drejtë konsumatorëve dhe kështu të eliminonin një nga barrierat. Në nën-segmentet e sektorit ku kjo metodë është aplikuar, produktet vendore kanë dëshmuar konkurrencë shumë efektive.

Segmente të tjera me potencial për zëvendësim të importit përfshijnë jogurtin e frutave dhe pijeve të tjera qumështore, që janë ranguar në tregun e produkteve më të avancuara.

Vlera e shtuar në këtë segment është më e lartë dhe do të mundësonte fitime të larta përpunuesve vendor të qumështit si dhe efikasitet më të madh të përpunimit.

Duke pasur parasysh madhësinë e tregut të importit në këtë segment, disponueshmëria e frutave (sidomos e frutave të egra) dhe teknologjia relativisht modeste që kërkohet për të prodhuar këto produkte, e bëjnë veçanërisht të këshillueshëm prodhimin vendor  të jogurtëve të frutave.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)