Landi i Tirolit të Austrisë i ndërton objektin fermerit në Përlepnicë
Gjilan, 5 tetor - Landi i Tirolit të Austrisë bënë përurimin e disa prej projekteve të financuara nga Qeveria e Landit të Tirolit për vitin 2016 në Kosovë.
Sot do të mbahet ceremonia e hapjes së objektit për qëllime të shumëfishta tek fermeri Argton Ramadani në fshatin Përlepnicë, Gjilan.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler, deputeti nga Parlamenti i Landit (Republikës) të Tirolit, z. Hermann Kuenz, përfaqësuesi i Qeverisë së Landit të Tirolit në Kosovë, z. Peter Logar, inxhinieri i projekteve në Kosovë, Andreas Leichter si dhe mediat austriake.
Ramadani është përpunues i mollëve dhe ndërmarrja e tij mbulon 3,5 hektarë molla.
Me ndihmën e Landit të Tirolit është bërë e mundur gjatë këtij viti ndërtimi i një objekti modern për qëllime të shumëfishta.
Ndërtesa përfshin një garazh në afërsi dhe një fabrikë pijesh alkoolike me dhoma të veçanta, një zonë të përpunimit si dhe dy frigoriferë.
Ndërtesa është përfunduar para pak kohësh në mënyrë të përkryer nga kompanitë kosovare dhe mund të jetë e krahasueshme dhe e qëndrueshme me kompanitë në Austri.