Kurbanet të theren vetëm ne thertore të licencuara nga AUV
Pishtinë, 30 shtator - Duke ju uruar të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës festen e Kurban Bajramit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ju përkujton për kujdesin që duhet të kenë qytetaret gjatë kryerjes se ritit të therjeve, të bagëtisë për kurban, me rastin e festes se kurban bajramit.
Therni në vendet adekuate sepse në të kundërtën ju shkelni ligjet ne fuqi dhe rrezikoni shëndetin e përgjithshëm publik.
Tani me paraqitjen e sëmundjes se kafshëve Gjuha e Kaltër është edhe një arsyeje shtesë qe kurbanet të theren vetëm nen kontroll të veterinarit. Duke ju njoftuar se kjo sëmundje është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides.
Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.
Kjo sëmundje nuk transmetohet nga kafsha të njeriu po ashtu edhe nga kafsha tek kafshët tjera. Vetëm kafshët e prekura qe transmetojnë shenja klinike të sëmundjes nuk bënë të theren.
Therja në hapësira të cilat nuk janë të licencuara nga ana e AUV-së ,dhe pa prezencën e veterinerëve zyrtarë, paraqet rrezik për të gjithë konsumuesit e mishit qe nxirret nga ato kafshe.
Ekziston një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund të gjinden në organizmin e bagëtive, dhe nëse nuk eliminohen gjatë kontrollit të therjes, mund të shkaktojnë çrregullime të mëdha në shëndetin e njeriut, sidomos fëmijëve dhe personave në moshë të shtyre.
Therja e kafshë ne kushte jo higjienike është e ndaluar me ligjet ne fuqi personat qe vërehen duke bërë këso lloj veprimesh do tu konfiskohet produkti dhe te njëjtit do të dërgohen para drejtësisë. Të gjitha therjet duhet të bëhen ne thertore të autorizuara.
Mishi i kafshëve qe theren ne thertore të licencuara është plotësisht i sigurt për konsum sepse kafsha kontrollohet para therjes gjatë therjes dhe pas therjes.
Kafshët të cilat gjinden ne treg pa numër identifikimi (matrikull) konsiderohen si te kontrabanduara, të pa kontrolluara, dhe si të tilla nuk janë të sigurta për therje.