Kultivuesit e mollëve mirënjohje për ministrin Krasniqi
Ministri Krasniqi duke u shprehur i nderuar me këtë mirënjohje tha se mbështetja për pemët është prioritet, pasi bashkë edhe me perimet, konsiderohet si një prej sektorëve strategjik në vend.
Duhet theksuar se përveç përkrahjes me grante, për pemët ministria nga viti i kaluar ka filluar aplikojë mbështetjen edhe përmes subvencioneve nga 400 euro për hektar.
Ministri shtoi se buxheti por edhe format e tjera të përkrahjes për pemët në përgjithësi do të rritet, duke synuar që të shtohet sa më shumë prodhimi qoftë për konsum por edhe për përpunim.
Nga ana e tyre, drejtuesit e shoqatës dhe kooperativës theksuan se mbështetja nga ministria ka qenë një prej faktorëve kryesorë që sektori i pemëve në Kosovë është zhvilluar.
Ata u shprehen mjaftë të kënaqur edhe më tregun e mollës dhe pemëve të tjera drufrutore.