Kryetari Latifi kërkom qe fermerëve dhe bujqve mos t’ju kufizohet lëvizja
Rahovec, 27 mars - Shtabi i Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit po punon me përkushtim në zbatimin e të gjitha masave preventive dhe në menaxhimin e situatës së krijuar, që vendimi për kufizimin e lëvizjes po del të jetë i padobishëm në orët kur po lejohet lëvizja e lirë, ka turma të qytetarëve të cilët po vrapojnë për të kryer furnizimet apo edhe obligime të tjera.
Nga organet qendrore, edhe me kryetarët e tjerë të komunave, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka potencon se kanë kërkuar rishikimin e kësaj mase të ndalimit me këto orare deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhjen e mbajtur sot kryetari Latifi, ka kërkuar nga Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec që fermerëve dhe bujqve të vyeshëm të komunës sonë mos t’ju kufizohet lëvizja, gjithmonë duke ju përmbajtur rekomandimeve të ISHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Duke uruar që jeni mirë dhe këtë situatë po e tejkaloni pranë më të dashurve tuaj, më lejoni t'ju rikonfirmoj se situata në Komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile. Nga njoftimet e fundit të marrura nga QKMF-ja në Rahovec, nuk kemi asnjë rast të dyshuar me COVID-19.
Po ju njoftoj se inspektorët komunal vazhdojnë inspektimet 24 orë në terren, dhe janë duke e kryer punën në mënyrë të organizuar, e nga sot do të bëhet edhe lirimi i trotuareve nga mallrat, poashtu, furrat që shërbejnë në komunën e Rahovecit janë të obliguar që bukën ta mbështijellin me material mbrojtës.
“Gjithashtu, ditëve të fundit, Komuna jonë ka pranuar pako ushqimore nga shoqata e biznese të ndryshme për rastet sociale. pas situatës së krijuar në vend, sigurisht, për të shmangur pritjet në radhë, rrezikun e përhapjes së virusit".
"Andaj, kërkojmë nga qytetarët në asistencë sociale që të zbatojnë rekomandimet e ISHPK-së dhe të mbajnë distancën sociale, derisa shpërndarja e ndihmave do të bëhet nën shoqërimin e Stacionit Policor në Rahovec".
"Me këtë rast, dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje dhe falenderim për mjekët, infermierët, policët, inspektoratin komunal, Kryqin e Kuq dhe gjithë akterët e tjerë institucional për punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshem në kuadër të Shtabit të Posaçëm Emergjent Komunal, nënshtabet lokale, si dhe bizneset, në respektimin e masave në parandalimin dhe menaxhimin e kësaj beteje” është shprehur kryetari Latifi.