23 Dhjetor 2024

Kryetari Bahtiri premton përkrahje për prodhuesit vendor

Mitrovicë, 26 shkurt - Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar edhe nga Veton Rexha, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural në Komunën e Mitrovicës, të mërkurën kanë vizituar serën “Agro Serra” në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Me këtë rast, Bahtiri ka deklaruar se autoritetet komunale do të bëjnë krejt çka është e mundur t’i përkrahin dhe t’u dalin në ndihmë prodhuesve vendor.

Ai duke falënderuar punën që bëhet në këtë serë, shtoi se vetëm në këtë mënyrë mund të rritet prodhimi vendor.

“Kjo veprimtari që ju e bëni është e rëndësishme pasi ndikon në rritjen e prodhimit vendor, por njëkohësisht dërgoni një mesazh tek të tjerët se sa është e rëndësishme merrja me bujqësi. Ne si autoritetet do të bëjmë krejt çka është e mundur që t’ju përkrahim për të ju dalë në ndihmë”, ka thënë Bahtiri.

Në anën tjetër, pronari i serës, Gani Hajzeri i falënderoi mysafirët për vizitën dhe i njoftoi ata për mënyrat e kultivimit të perimeve të ndryshme në këtë serë.

”Kam kënaqësinë të ju prezantoj këtë serë në të cilën unë i kultivoj perime si: spinaqin, sallatat e ndryshme, domatet, trangujt, lulet edhe shume e shume lloje tjera. Farën e marrim nga vendet e BE-së si nga Gjermania, Holanda e më pas e kultivojmë në serën tonë”, ka theksuar Hajzeri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)