Kryeministri Thaçi sot hap fushatën e korrje shirjeve
Prizren, 8 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi do të bëjë hapjen solemne të fushatës së korrje shirjeve në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit.
Në hapjen zyrtare do të jetë i pranishëm edhe. Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike dhe shoqërore të Kosovës dhe fermerë të këtij rajoni.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë subvencione në vlerë pre 500.000 euro për derivatet e naftës, me qëllim që çmimi i korrje-shirjeve të jetë më i lirë dhe unik në tërë territorin e Kosovës.
Në tërë Kosovën sivjet me drithëra të bardha pritet të korren gjithsej 76 mijë hektarë, kurse të angazhuar për korrje shirje do të jenë 1352 autokombajna.
Për korrje-shirjet e sivjetme secilit autokombajner i nevojiten së paku 1.120 litra naftë për korrjen e 56 hektarëve dhe çdo autokombajner do të ketë subvencion 30% më lirë në çmimin kushtues për litër të naftës për fushatën e korrje shirjeve.
Këtë subvencion edhe sivjet e jep Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht MBPZHR-ja.