24 Dhjetor 2024

Krasniqi shqyrton mundësinë e shpalljes së moratoriumit në gjueti

Prishtinë, 14 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtuesit e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për mundësinë e shpalljes së moratoriumit për gjueti.

Ministri Krasniqi tha se shqyrton marrjen e një vendimi të tillë, duke parë shqetësimet për zvogëlimin drastik të kafshëve të egra dhe me qëllim të mbrojtjes më efikase të tyre.

Ai theksoi faktin se ka pasur shumë shqetësime për këtë dhe deklaroi se moratoriumi, që nënkupton ndalimin edhe të gjuetisë legale për një kohë të caktuar do të ndihmojë në ruajtjen dhe shtimin e llojeve të rrezikuara, kafshëve të ndryshme, por do të ndihmojë edhe në reformimin e sektorit të gjuetisë.

Në këtë drejtim ai shprehu gatishmërinë për procedim sa më të shpejtë të Projektligjit për Plotësim-Ndryshimin e Ligjit për Gjueti, e të cilin tha se do ta bëjë në konsultime me të gjitha palët e interesit.

Ministri foli edhe për programin e përgjithshëm të ministrisë, duke theksuar se ne mesin e shumë objektivave, transparenca, puna efikase dhe partneriteti me mekanizmat e tjerë do të jenë prioritet.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës, Rexhep Shkodra ka shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen në gjueti dhe zhdukjen e kafshëve të egra.

Në këtë drejtim ai tha se shoqata e vlerëson  moratoriumin dhe premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm. 

Shkodra tha se po ashtu ata do të japin kontributin e tyre edhe në Plotësim-ndryshimin e Ligjit. Ai e njoftoi ministrin për punën e shoqatës dhe prioritetet për të ardhmen.












 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)