25 Dhjetor 2024

Krasniqi: Raporti i Gjelbër, dokument i rëndësishëm për bujqësi

Prishtinë, 3 shtator – Është promovuar sot Raporti i Gjelbër 2014, dokument ky që jep të dhëna të shumta statistikore për gjendjen në bujqësi.

Ky raport është përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në ceremoninë e prezantimit, që u organiza nga MBPZHR-ja dhe GIZ ka marrë pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, si dhe përfaqësues nga komuniteti i fermerëve, bizneseve tjera dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ministri Krasniqi tha se hartimi i një dokumenti të tillë siç është Raporti i Gjelbër është shumë domethënës për hartimin e politikave mbështetëse për sektorin e bujqësisë. “Kur them se është tejet domëthënës hartimi dhe prezantimi i këtij raporti, e mendoj faktin se me këtë po shihet një pjekuri më e lartë institucionale dhe një përgjegjesi ndaj detyrave që kemi, si dhe menaxhim më efikas të tyre. Politikat programore janë të paefektshme pa statistikat cilësore, pasi këto janë element kyç në hartimin e programeve tona në çdo sektor e aq më tepër në bujqësi. Bujqësia është sektor strategjik i Kosovës dhe Qeveria tashmë e ka në prioritet.

Është një sfidë për të gjithë ne, por duhet të punojmë shumë dhe bashkërisht që të arrijmë synimet tona. E këto synime që gërshetohen në programet dhe strategjitë tona, bazohen mbi statistika cilësore. Së këndejmi Raporti i Gjelbër është dritarja jonë përmes të cilës shohim se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen”, tha ministiri Krasniqi. Raporti, tha ai, është një dokument faktik dhe real. Sipas tij, edhe me këto statistika vërehet qartë se politikat e Qeverisë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e prodhimit dhe sipërfaqeve të tokës së punuar.

Ministri shtoi se bujqësia mbetet një prioritet qeveritar dhe se për implementimin e programit duhet një përkushtim i përgjithshëm duke pasur gjithmonë në fokus transparencën dhe efikasitetin në punë. 

Nga ana tjetër, ambasadorja gjermane Angelika Viets vlerësoi punën që është bërë dhe po bëhet për hartimin e një dokumenti siç është Raporti i Gjelbër, duke potencuar se një raport i tillë është një model evropian.
 
Ambasadorja gjermane e cilësoi si shumë të rëndësishme punën e MBPZHR-së e cila çdo vit nxjerrë një raport si ky, i cili i shërben shumë orientimeve programore për të ardhmen në funksion të zhvillimit të bujqësisë. “35 për qind e popullatës së Kosovës është e angazhuar në fushën e bujqësisë, është shifër e cila vlen të përmendet dhe pajtohemi me Qeverinë e Kosovës se promovimi i zonave rurale është i rëndësisë jetike.

Nuk është për t’u habitur që Gjermania ka përkrahur sektorin e verërave, por po ashtu ka përkrahur sektorin e peshkatarisë, bimëve të malit në Kosovë”, tha ambasadorja Viets duke rikonfirmur gjithashtu mbështetjen e shtetit të saj për bujqësinë në Kosovë.

Në prezantimin e Raportit të Gjelbër kanë diskutuar edhe një grup i panelistëve i përbërë nga ekspertë të bujqësisë dhe statistikave nga shtete të ndryshme evropiane, si dhe përfaqësues nga organizatat e biznesit dhe Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tash e dy vite e përgatitë Raportin e Gjelbër, raport ky i cili përmbanë të dhëna statistikore për bujqësine dhe ekonominë në përgjithësi.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)