24 Dhjetor 2024

Krasniqi premton mbështetje për promovimin e verës

Prishtinë, 13 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, me të cilët ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe për programin e përgjithshëm për këtë mandat.

Ministri Krasniqi vlerësoi angazhimin e verëtarëve dhe theksoi se verëtaria është një prej fushave që ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe sipas tij mund të konsiderohet një rrëfim i suksesit në përgjithësi.

Ai tha se mbështetja e MBPZhR-së për këtë sektor do të rritet gjatë këtij mandati dhe se do të gjenden forma të reja për mbështetjen dhe promovimin e verës, ku në këtë drejtim ai theksoi se shoqata do të jetë partner kryesor.

Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi, tregoi se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë edhe krijimit të mundësive për rritjen e eksportit të verërave kosovare në vende të ndryshme të botës, rritjes së cilësisë dhe aspekteve të promovimit.

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës, Nevzat Haxhijaha falënderoi ministrin për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tij për rritjen e mbështetjes për këtë sektor.

Ai prezantoi disa nga të arriturat dhe planet për të ardhmen, duke shprehur vullnetin për angazhim edhe më të madh në cilësi të verës dhe promovim të saj.

Drejtuesit e Shoqatës kanë prezantuar para ministrit prioritetet kryesore të tyre për vitin 2015, e të cilat ndërlidhen ngushtë me punën e MBPZHR-së.

Të dy palët u pajtuan që të kenë koordinim dhe bashkëpunim në implementim të këtyre prioriteteve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)