25 Dhjetor 2024

Krasniqi premton mbështetje për Institutin Bujqësor

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka vizituar sot institutin Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë, ku është takuar me drejtuesit dhe ekspertët e këtij institucioni vartës të ministrisë, që kryen analiza të shumta nga fusha e bujqësisë dhe ushqimit.

Ministri Krasniqi u njoh nga afër me punën që ka bërë institute ndër vite dhe punën që bën tash.

Ai vizitoi nga afër laboratorët dhe procesin e punës së analizave për shumë lëndë që ka përsipër ky institut. Ministri Krasniqi tha se IBK-ja është një nga institucionet më të rëndësishme për vendin, pasi që nga puna që bëhet aty ndikohet një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore dhe ushqimore.

Në këtë drejtim, ai tha se institute është i pajisur me teknologji të mirë shkencore, por shtoi se duhet që në afat sa më të shpejt të punohet në tejkalimin disa sfidave që lidhen me rritjen e stafit profesional dhe teknik dhe përmirësimin e mëtejmë të kushteve të punës. Në këtë drejtim ai premtoi mbështetjen e ministrisë.

“Jam me të vërtetë i impresionuar me përkushtimin e madh të punëtorëve të Institutit. Me punën që janë duke bere, janë bërë një shembull i mirë pasi që këtu po vlerësohet dhe testohet shumë nga prodhimtaria dhe cilësia e ushqimeve. Unë jam i njohur edhe me problemet e ketij instituti dhe normalisht ne vazhdimësi do ti trajtojmë kërkesat e tyre në mënyrë qe të gjejmë zgjidhjen e tyre.\"

\"Ka pasur në vazhdimësi modernizim të laboratorëve por mbetet ende për t’u punuar në këtë drejtim e në veçanti duhet të punojmë në shtimin e stafit profesional dhe teknik, pasi është mjaftë e nevojshme dhe unë do të kërkojë përsëri në Qeveri që të ketë mundësi për rritje të stafit.\"

\"Kjo duhet të ndodhë sepse nga kjo varet edhe akreditimi i këtij institucioni nga mekanizmat e BE-së. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim, por duhet ende të shtojmë kapacitete tona për të qenë të gatshëm plotësisht për akreditim”, tha ministri Krasniqi.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit, Fehmi Geci falënderoi ministrin për vizitën dhe mbështetjen.

Ai theksoi për punën e deritanishme që ka bërë dhe po bën ky institut, si dhe foli për planet për të ardhmen, që lidhen me shtimin e stafit profesional dhe procesin e akreditimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)