24 Dhjetor 2024

Krasniqi: Kosova e ka prioritet Bujqësinë

Berlin, 17 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi sot në Berlin ka marrë pjesë në Samitin e 7-të të Ministrave të Bujqësisë. Para 61 ministrave, përfaqësuesve të Bankës Botërore, Komisionit Evropian, Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së, e organizatave tjera, që ishin pjesëmarrës në Samit, Ministri Krasniqi ka mbajtur një fjalë rasti.

Në fjalën e tij, ministri Krasniqi ka folur për zhvillimet e deritanishme në bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë. Ai tha se bujqësia në Kosovë dita ditës po zhvillohet dhe interesimi për të po rritet. Bujqësia, tha ministri Krasniqi, mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

 \"Kosova e ka vendosur bujqësinë dhe zhvillimin rural lart në prioritetet tona, duke dyfishuar së fundmi buxhetin për këtë fushë. Por, edhe mbështetja nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare ka qenë mjaftë e rëndësishme. Me këtë rast, Ministri Krasniqi e falënderoi Qeverinë gjermane për ndihmën e vazhdueshme përmes GIZ, si dhe vlerësoi lartë mbështetjen nga USAID, Banka Botërore, Komisioni Evropian, etj.

Temë qendrore e Samitit të sivjetshëm ishte \"Kërkesa në rritje për ushqim, lëndë të para dhe energji: mundësi për bujqësinë, sfida për sigurinë e ushqimit. Duke folur në kontekstin e temës së Samitit, ministri Krasniqi tha: \"Ne pajtohemi se bioekonomia është e rëndësishme dhe ofron mundësi të reja edhe për sa i përket zhvillimit dhe punësimit. Por, në pajtim me sfidën e tretë qe theksohet në Deklaratën e Samitit, të gjithë kemi përgjegjësi që të sigurohemi se prodhimi dhe sigurimi i ushqimit e mban primatin në raport me prodhimin e bioenergjisë.

\"Në këtë drejtim, sfidat shkojnë përtej konkurrencës së ushqimit me bioenergjinë dhe përfshijnë ndryshimet klimatike, rritjen e popullsisë, migrimin rural-urban, tjetërsimin e tokës bujqësore, etj.
Por, është e mundshme dhe është në përgjegjësinë tonë që të hartojmë dhe implementojmë politika koherente që mundësojnë përmirësimin e gjendjes ekzistuese dhe adresimin e sfidave të së ardhmes.\"

Më emër të Qeverisë së Kosovës, Ministri Krasniqi i ka dhënë mbështetje Deklaratës finale të Samitit të Ministrave. Në margjina të Samitit Ministri Krasniqi ka biseduar me shumë homologë nga vende të ndryshme por edhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me bujqësinë dhe zhvillimin rural.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)