25 Dhjetor 2024

Krasniqi kërkon shkëmbime tregtare bujqësore me Bullgarinë

Sofje, 8 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka kërkuar nga komuniteti i biznesit në Bullgari që të bashkëpunojnë më shumë me agrobizneset nga Kosova dhe po ashtu që të shohin mundësitë për investime në Kosovë në sektorin e bujqësisë.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë, Tsvetan Simeonov, të cilin e informoi me zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë në përgjithësi.

Ai tha se Kosova ofron mundësi të mira për biznese në bujqësi, por edhe në fusha të tjera dhe se shumë kushte dhe procedura për funksionimin e bizneseve kanë shënuar reformim.

Ministri foli për ndikimin që ka bujqësia në ekonominë e vendit dhe theksoi nevojën që me shtetet e Evropës Juglindore të ketë më shumë shkëmbime tregtare, aq më tepër tash kur pritet të hyjë në fuqi Marrëveshja për Stabilizim Asocim.

Në këtë kontekst ai tha se është e nevojshme që të ketë rritje edhe të shkëmbimeve tregtare me Bullgarinë.

Ministri tha se qeveria e Kosovës do të ndihmojë në vazhdimësi përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë në veçanti në lidhjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e bizneseve nga vendet e tjera.

Tsvetan Simeonov ndërkaq theksoi se deri më tani kanë pasur një bashkëpunim të mirë më Oden Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues tjerë të bizneseve nga Kosova.

Ai shprehi gatishmërinë që të ndihmojë agrobizneset kosovare që duan të kenë bashkëpunim në forma të ndryshme me bizneset nga Bullgaria.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)