25 Dhjetor 2024

Krasniqi: Është inkurajuese që shumë të rinj po merren me bujqësi

Prishtinë, 20 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka vizituar sot Komunën e Skenderajt, me ç‘rast është takuar me nënkryetarin e Komunën e Skenderajt, Fadil Nura, debatoi me qytetarë të kësaj komune si dhe ka vizituar fabrikën e qumështit ‘Drena’, e cila është hapur edhe me mbështetjen e ministrisë.

Ne takim me nënkryetarin Nura është biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programin mbështetës të ministrisë për vitin e ardhshëm, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje shumë kultura bujqësore.

Po ashtu, ministri Krasniqi vlerësoi angazhimin e komunës së Skenderajt në bujqësi, që ka sjellë rezultate.

Ai kërkoi që komunat edhe më shumë t’i japin prioritet këtij sektori, pasi ofron mundësitë më të mëdha për zhvillim dhe punësim.

Ministri Krasniqi tha se fermerët e komunës së Skenderajt janë mbështetur në vazhdimësi nga ministria dhe kanë arritur që të krijojnë ferma dhe biznese të suksesshme që kanë gjeneruar vende të reja të punës.

Në anën tjetër, nënkryetari Fadil Nura, falënderoi ministrin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen që ministria i ka dhënë fermerëve të Skenderajt.

Ai tha se edhe komuna do të ofrojë mbështetjen që sfidat që kanë fermerët e kësaj zone të tejkalohen me mbështetje të ministrisë dhe komunës, por edhe partnerëve tjerë.

Më pas, me organizim të deputetes Ganimete Musliu, ministri Krasniqi ka takuar fermerë të kësaj komune, si dhe të rininë e qytetit.

Ai i njoftoi ata më hollësisht për mbështetjen e MBPZHR-së për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, e që sipas tij nga kjo mbështetje po përfitojnë edhe fermerët e kësaj ane.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, theksoi se programi i vitit të ardhshëm, do të ofrojë mundësi edhe më të mëdha për gjithë fermerët anë e mbanë vendit.

E në këtë mbështetje, ministri tha se do të përfitojnë edhe fermerët e kësaj ane, të cilët sipas tij janë të njohur me sukseset e tyre në sektorin e mishit dhe atë të dredhëzës.

Ministri shtoi se është inkurajuese që shumë të rinj po merren me bujqësi dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm.

Në këtë kontekst, ai ftoi të rinjtë e këtij qyteti që të merren me bujqësi dhe të shfrytëzojnë masat mbështetëse.

Fermerët dhe të rinjtë kanë bashkëbiseduar me ministrin për shumë tema rreth bujqësisë dhe mundësive për punësim në këtë sektor.

Ai i ftoi ata që në vazhdimësi të shtrojnë para institucioneve idetë dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që ato të adresohen në politikat mbështetëse.

Po ashtu, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka vizituar edhe qumështoren “Drena”, në Skenderaj, me ç’rast është njoftuar më për së afërmi me punën e këtij agrobiznesi, i cili është mbështetur edhe nga grantet e ministrisë.

Ndër tjerash, ai theksoi se edhe gjatë vitit të ardhshëm qumështoret do të mbështeten përmes granteve, të cilat sipas tij po ndikojnë në zgjerimin e këtyre veprimtarive, në rritjen e prodhimeve të qumështit në mbarë vendin dhe me e rëndësishmja hapjen e vendeve të reja të punës. 

Krahas kësaj, përmes investimeve të ministrisë, ai tha se qumështoret po arrijnë të sjellin në tregun vendor produkte më cilësi dhe standarde evropiane.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)