Kosovës po i shtohen hambarët me grurë
Sipas tij, për rendimentin mesatar për hektar do të dihet saktësisht vetëm pasi të përfundojë i tërë procesi i korrje-shirjeve dhe atëherë komisioni i MBPZHR-së për monitorimin e korrje-shirjeve do ta përgatisë me shkrim raportin përfundimtar, në të cilin do të potencohen se sa sipërfaqe me drithëra të bardha janë korrur dhe sa është rendimenti mesatar përfundimtar.
Cikaqi në këtë intervistë për Epokën e re ka deklaruar se MBPZHR-ja i ka ndarë për subvencionimin e grurit 5 275 000.00 euro. Ai ka bërë me dije se numri i fermerëve që kanë aplikuar për subvencionim të grurit dhe që i kanë plotësuar kriteret për ta përfituar subvencionimin është 10 200 fermerë, të cilët në total i kanë të mbjella me grurë 42 200 hektarë.