22 Dhjetor 2024

Kosovë - Maqedoni, thellohet bashëkpunimi në bujqësi

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave e Republikës së Maqedonisë, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për fushën e bujqësisë dhe për sektorët e ngjashëm.

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në Maqedoni, ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci dhe homologu i tij maqedon, Lupço Dimovski, me qëllim fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në lëmin e bujqësisë, sot në Presidencën e Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi rregullon bashkëpunimin e ndërsjellë për shkëmbimin e informacioneve dhe analizave shkencore, për zhvillimin e shërbimeve këshillimore dhe shkëmbimin e rezultateve hulumtuese, për shkëmbimin e materialeve gjenetike dhe biologjike në prodhimin e bimëve dhe mbarështimin e kafshëve, për organizimin e trajnimeve, seminareve dhe konferencave profesionale.

Pastaj, për realizimin e projekteve rajonale dhe zhvillimin e bujqësisë organike, për zhvillimin e turizmit rural dhe tregun bujqësor, për shkëmbimin e pervojave në fushën e politikave bujqësore, masave specifike dhe mbrojtjen e prodhimeve bujqësore, për mbështetjen reciproke në procesin e integrimit evropian, në kuadër të ministrive përkatëse, etj.

Për të zbatuar këtë marrëveshje bashkëpunimi do të formohet një komision, i cili do të hartojë një plan veprimi konform fushave të dakorduara për bashkëpunim dhe do të monitorojë procesin e implementimit. Komisioni do të përbëhet nga gjashtë përfaqësues prej seciles palë, si dhe do të mbajë mbledhje të rregullta së paku dy herë në vit. Kohëzgjatja e marrëveshjes është 5 vite, me mundësi zgjatjeje automatike edhe për një periudhë tjetër 5 vjeçare, nëse njëra prej palëve nuk dëshiron të tërhiqet pas 5 viteve të para.

Dispozitat e kësaj marrëveshje nuk kufizojnë marrëveshjet tjera ekzistuese dhe as marrëveshjet e ardhshme ndërkombëtare që mund të nënshkruhen nga palët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)