Kosova preznaton në Bruksel të arriturat në Bujqësi
Bruksel, 1 mars - Duke filluar nga sot, në Bruksel është duke u mbajtur takimi i radhës për dialogun e Procesit të Asocim-Stabilizimit (PSA), ku nga autoritetet administrative kosovare do të bëhet prezantimi i të arriturave në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.
Pjesëmarrësit nga Komisioni Evropian dhe autoritetet kosovare do të shkëmbejnë informacione dhe këshilla për vazhdimësinë e procesit dhe zhvillimin e reformave të mëtutjeshme, në mbështetje të zhvillimeve në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pylltarisë, peshkatarisë, si dhe ruajtjes dhe cilësisë së ushqimit.
Komisioni Evropian dhe administrata kosovare rregullisht i diskutojnë çështjet teknike dhe politike që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.
Takimi do të zgjas deri të enjten dhe pjesëmarrës në këtë takim janë shumica e bartësve të njësive organizative të MBPZHR-së.