Kosova përafron politikat bujqësore me BE-në
Prishtinë, 16 tetor - Për një të ardhme më të qëndrueshme, shtetet e Evropës Juglindore po e forcojnë në vazhdimësi bashkëpunimin rajonal në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Ky bashkëpunim po iu mundëson këtyre shteteve, në mesin e tyre edhe Kosovës, shkëmbimin e përvojave pozitive, të cilat po ndikojnë në zhvillimin rural dhe në avancimin e praktikave më të mira bujqësore.
Kështu është thënë sot në Forumin e Politikave Bujqësore 2013, i cili është duke u mbajtur në Prishtinë, nën organizimin e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore, ku sivjet kryesuese e këtij grupi është Kosova.
Presidenti i këtij grupi, Bekim Hoxha, tha se gjatë dy ditëve sa do të zgjasë edhe ky forum, shtetet e Evropës Juglindore do të prezantojnë zbatimin e politikave për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Po ashtu, ai tregoi se ekspertët e këtyre shteteve do të diskutojnë edhe për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për një koordinim rajonal nw menaxhimin e përbashkët të resurseve pyjore dhe ujore nw rajonin e Evropës Juglindore.
Zbatimi i qasjes për zhvillim të bazuar në zonat rurale ndërkufitare në vendet e Ballkanit Perëndimor, zhvillimi rural i resurseve të qëndrueshme të ujit dhe menaxhimit të pyjeve për Evropën Jug Lindore dhe IPA 2014-2020, janë temat të cilat do të diskutohen në këtë forum, ku pas përfundimit të tij, tri grupet punuese të këtij forumi do të hartojnë një dokument të përbashkët, në të cilin do të paraqiten arritjet e vendeve të Evropës Juglindore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe planet e tyre për të ardhmen në këto dy fusha, tha Hoxha.
Dokumenti, i cili do të përgatitet nga grupet punuese të këtij forumi, sipas tij, do tju prezantohet ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore në takimin radhës, i cili do të mbahet pas një muaji, me çrast Kosova do të dorëzojë edhe presidencën e Grupit Drejtues për Zhvillimin Rural nw EJL.
Sekretari i Përgjithshëm i Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore, Boban Ilic, tha se qëllimi i këtij takimi, është harmonizimi i politikave të përbashkëta bujqësore me BE-në.
Tema kryesore e të gjitha forumeve për politikat bujqësore ka qenë zhvillimi bujqësor dhe rural i vendeve të EJL-së ne procesin e integrimeve Evropiane.
Ndërsa, e arritura kryesore bazuar në themelimin e këtij forumi, i cili konsiderohet si platformë për dialog dhe bashkëpunim rajonal, ka qenë krijimi i iniciativës regjionale, Grupi Punues Drejtues për Zhvillim Rural regjional në Evropën Juglindore, ka thënë Ilic.
Ndryshe, ekspertët e Evropës Juglindore, nesër do të bëjnë edhe një vizitë studimore në podrumet e verës në Rahovec.