25 Dhjetor 2024

Kosova nuk ka importuar mish të dyshimtë nga Brazili

Prishtinë, 24 mars - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes sektorit të kontrollit veterinarë kufitar, ka gjurmuar të gjitha ngarkesat e mishit të imp ortuara në vitet e fundit në Kosovë, dhe nuk është gjetur asnjë ngarkesë e importuar nga fabrikat të cilat janë publikuar me emra dhe kode nga shteti i Brazilit.

Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga  lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qen të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo qe u lejohet të eksportojnë ne BE.

Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë sipas AUV-it nuk është ne këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për  ndalës nga ne dhe vendet e BE-së.

\"Ne si autoritet kemi ngritur nivelin e kontrollit në kufij për ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Jemi duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem. Ku të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe  të BE-së.

Çfarëdo mase qe do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe ne vendin tonë.

Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konformë rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum\", thekson AUV. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)