22 Dhjetor 2024

Kosova me 3200 hektarë me vreshta

Prishtinë, 8 gusht - Bazuar në të dhënat e kadastrit të vreshtave dhe verërave në Kosovë, sipërfaqe të mbjella me vreshta janë gjithsej 3200 hektarë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Adil Behramaj, ka bërë të ditur se Ministria e Bujqësisë është duke e përkrahur ngritjen e sipërfaqeve të reja të vreshtave, veçanërisht të varieteteve të rrushit të tryezës që disa vite radhazi.

“Vetëm me projektet që kanë përfunduar në vitin 2011, të cilat janë përkrahur nga Ministria e Bujqësisë, janë ngritur gjithsej 112 hektarë sipërfaqe të reja me vreshta, si dhe 128 hektarëve të tjerë me vreshta ekzistuese ua kemi rregulluar infrastrukturën e nevojshme përcjellëse”, ka thënë ai.

Kjo përkrahje sipas tij në masë më të madhe është duke vazhduar edhe në këtë vit dhe në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për përmirësimin e mëtutjeshëm, kompanive prodhuese të verës.

“Ashtu siç ju ka premtuar edhe ministri, ne do t’ua rimbursojmë në këtë vit edhe akcizën e verës, ky rimbursim, i cili do të realizohet përmes deklarimeve që bëjnë kompanitë për verën e prodhuar brenda vitit, është planifikuar të bëhet në fund të këtij viti, mirëpo për shkak të problemeve të krijuara ditëve të fundit ndërmjet vreshtarëve dhe kompanive prodhuese të verës, ne javëve në vijim, këtyre kompanive do t’ua rimbursojmë akcizën e verës për gjashtëmujorin e parë”, ka potencuar ai.

Ndërsa, për gjashtëmujorin e dytë, sipas Behramajt akciza do t’ju rimbursohet në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, ai ka bër me dije se eksporti i verës është rritur dukshëm viteve të fundit, pasi që në vitin 2010 janë eksportuar diku rreth 2.4 milionë litra verë, ndërsa në vitin 2011 janë eksportuar afër 4 milionë litra verë.

“Një trend të ngjashëm të eksportit kemi edhe në këtë vit”, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas tij ajo që duhet ta kemi parasysh të gjithë, është se përkundër përmirësimeve të deritanishme në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, sfida për të ardhmen vazhdojnë të mbesin ngritja e kualitetit të prodhimit të verës.

“të gjithë së bashku qeveria dhe fermat duhet që të punojmë së bashku që në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian të arrijmë deri tek stabilizimi i prodhimit të verës dhe zgjerimi i tregut, përmirësimi i ambalazhimit të verërave, promovimi, si dhe përmirësimi i marketingut të verës vendore”, ka thënë ai. (Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)