Kosova ka humbur mbi 3 mijë hektarë tokë bujqësore

Prishtinë, 8 janar - Kosova ka humbur më shumë se 3 mijë hektarë tokë bujqësore dhe ky hov i ndërtimeve të betonuara vazhdon në tokat bujqësore.
Këtë nuk ka mundur ta ndalojë as ligji, sipas të cilit tokat bujqësore nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.
Zyrtarët në Ministrinë e Bujqësisë thonë se me regjistrimin e tokave bujqësore do të ketë një pasqyrë të qartë për këtë sektor.
Sipas tyre, pas këtij regjistrimi, komunat do të kenë mundësi ti respektojnë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë për toka bujqësore, raporton KTV.
Mirëpo, zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë se gjatë regjistrimit të objekteve të palegalizuara do të bëhet e mundshme ndalimi i shfrytëzimit të tokave bujqësore nga ndërtuesit.
Sipas Asdren Osaj, zëdhënësit të komunës së Prishtinës, ndërtuesit do janë të obliguar të respektojnë ligjet dhe rregulloret mbi ndërrimin e destinimit të tokave bujqësore. Llogaritet se Kosova ka humbur me mijëra hektarë tokë bujqësore.
Për më tepër, kjo situatë vazhdon edhe në ditët e sotme, edhe pse eksitojnë ligje për këtë çështje.