22 Dhjetor 2024

Kosova eksporton produkte bujqësore në Shqipëri

Prishtinë, 19 tetor - Në Odën Ekonomike të Kosovës sot është nënshkruar kontrata mbi eksportin e 23.000 ton patateve dhe 7.000 ton qepëve ne mes të Kompanisë Agro Vin nga Vushtrria me partnerët nga Shqipëria, si Sh.A. Myzyri, Frank PDA-07, Haliti dhe Dashi,si dhe kompani te tjera nga Maqedonia,Mali i Zi dhe Serbia.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këtë rast ka thënë se sot Kosova me prodhimin e këtyre produkteve mund te mburret qofte ne aspektin kualitativ ashtu edhe atë kuantitativ.

“Vet fakti qe një kontrate e tille nënshkruhet mu ne lokalet e OEK-ut është dëshmia me e mire se sa është i forcuar sektori privat dhe ai publik dhe po ju garantoj se ne këtë drejtim OEK-u do te jete gjithmonë ne zë i cili do te përkrah procese te tilla".

"Do të jemi ata që do te lobojmë dhe tani e tutje do te bëjmë edhe me tepër qe diplomacia ekonomike te jete prioritet i prioriteteve edhe i institucioneve por edhe ne përgjithësi i Kosovës si një shtet i ri”.

Kryetari i OEK-ut falënderoi kompaninë AGRO VIN e cila me punën dhe angazhimin e vete ka arritur qe ta sensibilizoje bilancin tregtar dhe te ndikoj ne përmirësimin e këtij bilanci.

“Vet fakti qe i ka afër 1500 hektarë te mbjellura me partner te këtyre kulturave e dëshmon seriozitetin dhe qasjen profesionale."

"Fakti qe rendimentet janë pothuajse te nivelit evropian ku janë arrit 40- 45 tonë për një hektar patate  është po ashtu një dëshmi dhe përpara jush e përgëzojmë për punën dhe angazhimin, me dëshirë qe ne te ardhmen te ketë ne Kosovë edhe shume me tepër AGRO VIN-a te kemi kompani tjera qe do ta shtrijnë numri ne kulturave ne Kosovë edhe ne sfera te tjera  dhe vërtet Kosova te jete një fuqi e agrobiznesit”, tha Gërxhaliu .

Është e vërtet qe Kosova nuk ka burime te naftës mirëpo e ka këtë toke pjellore, i ka fermerët e vyeshëm dhe vetëm ky sektor mund te ndikoje ne arritjen e qëllimeve dhe pretendimeve ekonomike, qofte ne punësim, qofte ne përmirësim te bilancit, qofte ne ndalimin e migrimit nga fshati ne qytet dhe mbi te gjitha te përmirësoje imazhin e prodhimit kosovar dhe produkteve kosovare, tha kreu i OEK-ut .

Ai me këtë rast theksoi përkrahjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ne rend te pare te donatoreve siç është USAID, GIZ-i dhe shume donator te tjerë qe vërtet kane bere çmos qe produktiviteti i kulturave bujqësore ne Kosovë ta arrijnë këtë nivel dhe këtë trend te cilin e kemi kultivuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)