Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje në bujqësi
Pishtinë, 31 tetor - Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës sot do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje po bëhet me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyjave shteteve në fushën e interesave të përbashkëta lidhur me procesin e para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe procesin e pasanëtarësimit.