Kosova dhe Sllovenia thellojnë bashkëpunimin në bujqësi
Prishtinë, 9 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Republikës së Sllovenisë, nesër në objektin e MBPZHR-së, do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në lëmin e bujqësisë, pylltarisë dhe industrisë për përpunimin e ushqimit.
Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, së bashku me homologun e tij slloven z.Dejan idan, sot, do të vizitojnë kompaninë Buçaj, në Zonën Industriale në Prishtinë.
Ndërsa, nesër në mëngjes, do të vizitojnë edhe kompaninë AgroVizioni në fshatin Llugagji të komunës së Lipjanit.