24 Dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për forcimin e bujqësisë

Prishtinë, 9 janar - Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e parë atë si një nga potencialet kryesore për zhvillimin e dy vendeve. 

Kështu u tha sot në takimin mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Ministri foli për planet e MBPZHR-së për këtë mandat, duke treguar për investimet që do të bëhen në këtë sektor, si dhe angazhimet në fusha të tjera që lidhen me krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë.

“Bujqësia është një nga sektorët kryesor për zhvillimin e vendit dhe ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Këtë vit kemi një buxhet dyfish me të madh dhe planifikojmë që vit pas viti buxheti  të rritet dhe format e mbështetjes do të avancohen”, tha ministri Krasniqi.

Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë partner strategjik në çdo fushë dhe bashkëpunimi në fushën e bujqësisë duhet të thellohet. Ministri  theksoi se të dy vendet duhet bashkërisht të punojnë në tejkalimin e sfidave në këtë sektor dhe në eliminimin e barrierave që kanë ndodhur në të kaluarën.

Ministri Krasniqi foli për një agjendë të përbashkët të angazhimeve rreth këtij sektori nga të dyja vendet dhe për mundësitë e hartimit të marrëveshjeve konkrete të përbashkëta për të forcuar sektorin e bujqësisë, që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana e tij, ambasadori Minxhozi ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin  në  funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet.

Të dy u pajtuan që në ditët në vijim të organizohet një takim bilateral ndërmjet ministrit Krasniqi dhe homologut të tij nga Republika e Shqipërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)