25 Dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria fuqizojnë bashkëpunimin në fushën e ujërave

Prishtinë, 12 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Ferat Shala, ka pritur një delegacion nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, në përbërje Gjokë Haku, Zëvendësministër dhe Arben Pambuku, Drejtor i Pergjithshem i Politikave Ujore.

Zv. Ministri Shala e vlerësoi lart interesimin e përfaqesuesve nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për të fuqizuar bashkëpunimin në sektorin e administrimit të ujërave, dhe konfirmoi gatishmërinë e MMPH-së për bashkëpunim.

Fokusi i takimit ishte bashkërendimi i aktiviteteve të të dyjave vendeve për menaxhimin e integruar të ujërave në zonat ndërkufitare.

Shala i informoi të pranishmit për zhvillimet aktuale në MMPH, procesin e formimit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, projektet aktuale për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë sektor.

Te dy palët shprehen gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndihmuar njëra tjetrën në fushat e zhvillimit të legjislacionit, ngritjes institucionale, si dhe për aplikimin në projekte të përbashketa ndërkufitare, në mënyrë që të fuqizohet menaxhimi i integruar i burimeve ujore.

Palët po ashtu u pajtuan që të përgatitin një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do të formalizojë bashkëpunimin dhe e cila pastaj do të pasohet me marrëveshje të hollësishme teknike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)