Kosova dhe Shqipëria duhet të unifikojnë standardet në industrinë e ushqimit
Prishtinë, 10 dhjetor - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë do të përgatis një draft të dokument për unifikimin e standardeve në industrinë e produkteve ushqimore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky Dokument do të konkretizoj hapat drejt një bashkëpunimi më të mirë, sidomos sa i përket unifikimit të standardeve në industrinë e produkteve ushqimore, të cilat produkt. Vendet tona janë shumë të vogla dhe në mënyrë që të bëhemi faktor ekonomik në rajon, ne kemi nevojë të rrisim bashkëpunimin me njëri tjetrin. Sot më shumë se kurrë është e nevojshme që të punojmë drejt unifikimit të standardeve të aplikueshme në industrinë e ushqimit, i cili do të ishte hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve dhe njëkohësisht do të ndikonte drejt për drejt në ngritjen e nivelit të shkëmbimeve reciproke tregtare, ka theksuar Minxhozi, në tryezën e diskutimit mbi potencialin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Shqipërisë dhe Kosovës dhe sfidat në kuadër të këtyre marrëdhënieve, e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (ISHSN).