24 Dhjetor 2024

Kosova dhe Norvegjia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Prishtinë,  13 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë,  Jan Braathu, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e deritanishme në këtë sektor, si dhe për projektet zhvillimore, të cilat planifikojnë të realizohen gjatë këtij mandati me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Me këtë rast, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për potencialet dhe përparësitë që ofron vendi ynë në sektorin e bujqësisë, duke treguar se edhe investimet e qeverisë në këtë sektor po ndikojnë në shtimin e prodhimtarisë bujqësore dhe cilësisë së këtyre prodhimeve.

Ministri falënderoi ambasadorin për mbështetjen e deritashme që ka dhënë Norvegjia për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë, me qëllim të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit në këtë sektor.

Nga ana e tij, ambasadori Braathu, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)