30 Dhjetor 2024

Kosova dhe Kroacia diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin e pylltarisë

Zagreb, 10 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga Zëvendës Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Bekim Hoxha gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kanë takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve të këtij shteti, Krunoslav Jakupçiq dhe Sekretarin e Shtetit për Bujqësi, Tugomir Majdak, me ç’rast kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dyja shteteve në sektorin e pylltarisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci dhe Zv. Kryeshefi Hoxha patën rastin që të njoftohen nga afër me praktikat më të mira të menaxhimit të sektorit të pylltarisë në Kroaci.

“Gjatë këtij takimi diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndër-institucional dhe ndër-shtetëror përmes shkëmbimit të përvojave dhe ngritjes së kapaciteteve, duke mundësuar krijimin e kushteve për shfrytëzimin shumë-dimensional të potencialit pyjor të Kosovës duke përfshirë edhe sigurimin e energjisë alternative”, tha Ministri Peci.  

Ndër tjerash, Ministri Peci e falënderoi Jakupçiq për mikpritjen dhe e ftoi që ta vizitojë Kosovën, në mënyrë që të njihet më nga afër me sektorin e pylltarisë në vendin tonë dhe potencialin që ky sektor ka për avancim të mëtutjeshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)