26 Dhjetor 2024

Kosova dhe Gjermania intensifikojnë bashkëpunimin në bujqësi

Prishtinë, 17 nëntor - Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e zgjeruar këtë bashkëpunim tashmë edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë.

Turizmi rural, vreshtaria dhe verëtaria, konsolidimi i tokave bujqësore, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët dhe ekspertët e Kosovës, por edhe për studentët e bujqësisë, janë fushat ku të dyja vendet do të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm.

Kështu u tha sot në takimin mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe ministrit të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt.

Ministri Krasniqi, tha se gjatë takimit kanë pasur bisedime konkrete për vazhdimin e  bashkëpunimit në fusha të ndryshme të bujqësisë dhe më këtë rast ai ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili sipas tij ka qenë shumë konkret përmes Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe GIZ-it gjerman në projekte të ndryshme në fushën e verëtarisë dhe vreshtarisë.

“Po ashtu edhe në kuadër të programeve të BE-së ne kemi përfituar mbështetja nga ekspertiza gjermane për sa i përket sigurisë së ushqimit në projekte të ndryshme në AUV, ndërsa besojmë se hapësira dhe vullneti i dyanshëm ekziston për ta zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në sektor të tjerë të bujqësisë, siç është turizmi rural, avancimi i mëtejmë në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë, pastaj konsolidimi i tokave bujqësore, që vazhdon të jetë një nga prioritetet tepër të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët e Kosovës, për ekspertët tanë, por edhe për studentët e bujqësisë dhe fushave të përafërta në Gjermani, për të marrë përvoja nga dora e parë në një vend ku bujqësia është shumë e zhvilluar dhe prej ku Kosova ka çfarë të mësoj”, tha ministri Krasniqi.

Ai ka treguar se janë pajtuar me ministrin Schmidt që vazhdojnë bashkërisht jo vetëm komunikimin, por edhe veprime konkrete në realizimin e kësaj agjende të përbashkët.

Ndërkaq, ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Christian Schmidt, ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani dhe sipas tij tani prioritet është zhvillimi i Kosovës si një shtet evropian,  i cili dëshiron të integrohet jo vetëm në tregun evropian, por edhe në bashkësinë e vlerave evropiane.

“Fakti që Kosova e ka nënshkruar MSA-në është një hap shumë i rëndësishëm, megjithatë mbetet ende shumë punë për të bërë dhe për këtë unë e kam pranuar me dëshirë ftesën e ministrit të cilin kam pasur rastin ta përshëndes edhe në Berlin dhe me të cilin do të kemi mundësi që të takohemi sërish në janar ku ne do të flasim për çështje tjera të bashkëpunimit bilateral”, tha ministri gjerman.

Ai po ashtu tregoi se për të konkretizuar bashkëpunimin tutje, ata janë pajtuar që të organizojnë së bashku edhe një forum, ku do të diskutohen hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret  në fusha të ndryshme të bujqësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)