Kosova anëtarësohet në Organizatën Botërore të Levërtarëve
Prishtinë, 9 maj - Kosova u anëtarsua në Organizatën Botërore të Lavërtarëve (World Ploughing Organization).
Në takimin e bordit drejtues, që është mbajtur sot në Vadstena të Suedisë është miratuar kërkesa e Kosovës për tu bërë anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë.
Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MBPZHR-së, Kapllan Halimi.
Organizata Botërore e Lavërtarëve ka gjithsej 32 anëtarë dhe disa nga shtetet anëtare janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Serbia, etj.