22 Dhjetor 2024

Korrje-shirjet 500.000 € subvencione të derivateve të naftës

Prishtinë, 7 korrik - Me rastin e fillimit të aktiviteteve të korrje-shirjeve, Ministria e Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë ndarë 500.000€ për subvencionimin e derivateve të naftës, me qëllim që çmimi i korrje-shirjeve të jetë më i lirë dhe unik në tërë territorin e Kosovës.

Në bashkëpunim me zyret regjionale dhe drejtoritë përkatëse komunale janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të korrje-shirjeve, si dhe për përcjelljen dhe monitorimin e tyre.

Duke ju uruar prodhuesve korrje të bollshme dhe kombanjerëve punë të mbarë, MBPZhR-ja rithekson që edhe në të ardhmen do t’i mbështesë nëpërmjet subvencionimit dhe politikave strategjike të zhvillimit, dhe do të bëhet krah i punës për rritjen e mirëqenies së banorëve, sidomos në zonat rurale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)