22 Dhjetor 2024

Kooperativa “Krusha” model i organizimit dhe i punësimit të grave

Rahovec, 28 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Kooperativën Bujqësore të Grave “Krusha”,  ku pronares Fahrije Hoti, i ka shprehur respektin për punën e palodhshme dhe i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë për avancimin e punës në këtë kooperativë.

Kryeministri Hoti tha se kooperativa e zonjës Fahrije është model i organizimit dhe punësimit të grave, si dhe të gjenerimit të të ardhurave për familjet e tyre.

“Sivjet ka qenë vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, edhe për prodhuesit bujqësorë, si dhe për të gjitha gratë që punojnë këtu. Do t’iu qëndrojmë afër.  Siç e dini, ne kemi një pako të rimëkëmbjes ekonomike dhe në kuadër të saj një masë të veçantë për mbështetjen e grave në  biznes”, u shpreh Kryeministri Hoti.

Ai shtoi se pavarësisht  zhvillimeve të fundit  politike që  kanë ndodhur, Qeveria do të vazhdojë me zbatimin e kësaj pakoje dhe me mbështetjen e grave në biznes.

Kryeministri Hoti, nënvizoi se pjesën e parë të kësaj mbështetjeje e kanë mbyllur me ndihmën për 100 çerdhe private në mbarë Kosovën, që janë biznese të udhëhequra nga gratë dhe punësojnë gra.

Ndërsa, në pjesën e dytë do të mbështesin drejtpërdrejtë gratë që janë të përfshira në biznes si pronare ose si të punësuara gra, para së gjithash këtë kooperativë.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)