Konsumi i lartë i mishit shkatërron planetin
Prodhimi intensiv i mishit nënkupton jo vetëm vuajtje për kafshët. Kjo është shkatërruese për ambjetin, por edhe kërkon konsumin e një sasie të madhe të lëndëve të para të konsumit që importohen nga jugu për ushqyerje, shprehej përmes një komunikate Barbara Unmüssig, presidentja e fondacionit Heinrich-Boll, një OJQ e afërt me Të Gjelbrit gjermanë, të cilët janë asociuar me botimin e këtij atlasi.
Sipas Friends of The Earth, rreth 15 500 litra ujë janë të nevojshme për prodhimin e një kilogrami mish viçi.
Nga ana tjetër e po të njëjtën sasi uji, mund të prodhohen 12 kilogramë grurë ose 118 kilogramë karota.
Sa herë ne ushqehemi ne bëjmë një zgjedhje politike që ka një impakt mbi jetën e individëve në botë, mbi mjedisin, mbi biodiversitetin dhe në tërësi klimën, theksonte Adrian Bebb, zyrtar i OJQ-së, gjatë një konference në Bruksel.