22 Dhjetor 2024

Konsum rekord i peshkut në botë

Romë, 2 shkurt - Peshku, duke iu falënderuar industrisë së kultivimit, është gjithnjë e më i pranishëm në ushqimin e njeriut.

Brengos fakti që numri i peshqve në detit dhe oqeaneve zvogëlohet përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që të rregullohet dhe ndërpritet peshkimi i pakontrolluar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) informon se nuk ka përmirësim të gjendjes me botën e peshqve dhe se përqindja e përgjithshme e peshkimit të tepruar është diçka më i madh në krahasim me vitin 2006.

\"Tetë për qind e popullatës botërore 540 milionë njerëz të së cilës ekzistencën e vet e sigurojnë nga peshkimi dhe kultivimi i peshqve, bëhet e ditur në raportin e FAO-s.

Në ushqimin, 15.7 për qind e proteinave të futura nga prejardhja shtazore janë nga bota e peshqve. Fermat e peshqve janë në rrugë të mbarë për ta bërë peshkimin si burim kryesor për ushqim nga prejardhja e peshkut.

Para dy vitesh, fermat e peshqve kanë dhënë 52,3 milionë tonë në vlerë prej 98,4 miliardë dollarë. Në det të hapur, për shkak të gjahut të palejuar kjo shifër zvogëlohet. Peshkimi ilegal u sjellë peshkatarëve nga 10 deri 23,5 miliardë dollarë në vit, thuhet në raportin e FAO-s

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)