23 Dhjetor 2024

Konfiskohen dhe asgjësohen fara me afat të skaduar

Prishtinë, 8 korrik - Gjate kontrollit të rregullt të Inspektorëve Fitosanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë,  në një nga bizneset qe merret me tregtimin e agroimputeve , është  hasur në farëra me afat te skaduar.

Të cilat ishin në qarkullim për shitje. Menjëherë është vepruar ne kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive qe ka inspektorati.

Farërat   me afat të skaduar janë konfiskuar sepse si të tilla  e kane humbur energjinë dhe  aftësinë  mbirjes për shkak se janë te vjetruara dhe nuk janë ruajtur  në kushte adekuate. Si  të tilla nuk lejohen për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës. Sepse ligjet ne fuqi e ndalojnë shitjen e produkteve me afat te skaduar.

Sasia dhe llojet e  farërave të cilat u konfiskuan janë, Farëra të lakrës kokë, specit, shalqirit, pjeprit, spinaqit, dhe dredhëzës. Farëra të bimëve dekorative – luleve dhe  farëra ( Apium graveolens). Sasia totale është 581 e shprehur në copë (paketime).

Inspektoret Fitosanitar çdo here janë në përpjekje qe qytetarëve të Kosovës  tu sigurohet material reproduktiv  qe ju përgjigjet  kushteve dhe parametrave cilësor, e qe janë në pajtueshmëri me bazën  ligjore për qarkullim në territorin e Republikës se Kosovës.

Ku do qe gjinden farëra   apo repromaterial tjetër  reprodukues qe nuk i përgjigjen standardeve  të parapara ligjore, do të ndalohen për shitje dhe përdorim,  do konfiskohen dhe asgjësohen.

Asgjësimi në këtë raste është bërë  në kushte adekuate në mënyrë qe te mos paraqesin ndonjë rrezik fitosanitar. Ndërsa  për subjektet të cilat tentojnë të tregtojnë produkte me afat të skaduar do ndërmerren edhe masa ligjore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)