Komuna shpërndan 5 gjedhe të racës simental për farmerët e Gjilanit
Gjilan, 7 shkurt - Komuna e Gjilanit ka shpërnda sot pesë gjedhe të racës simental për farmerët e Gjilanit me qëllimin e përmirësimit racor.
Donacioni është dhënë nga shkolla e agroniznesit “Arbëria”, ku këto gjedhe janë kultivuar aty, duke dëshmuar se është plotësisht funksionale.
“Unë i uroj përfituesit të cilët janë kryefamiljar të përgjegjshëm dhe punojnë me djersën e tyre për të zhvilluar bujqësinë si baza kryesor e zhvillimit lokal ekonomik. Objektiv i ynë është shtimi i numrit të gjedheve dhe mbarësimi i tyre. Do të shtojmë mjete buxhetore për të pasur mundësinë që ta shtojmë nurin e gjedheve për farmerët tjerë, në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë atyre.
Ky është vetëm fillimi i këtij programi që do ta zhvillojmë përmes shkollës së bujqësisë. Urime përfituesve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Nga momenti që na është ofruar ky donacion nga shkolla e agrobiznesit “Arbëria” i kemi përzgjedhur aplikuesit më të mirë që i kanë plotësuar kushtet. E falënderoj komisionin për punën shumë të përgjegjshme për përzgjedhjen e përfituesve. Janë përzgjedhur farmerët që merren vec me bujqësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Kemi bërë kontrata me secilin farmer sepse këto kafshë nuk mund të shiten sepse qëllimi final ka qenë që ta bëjmë përmirësimin racor për shkak se kjo racë është tipike simental”, është shprehur në anën tjerër drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.
Drejtori i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka konfirmuar se në mesin e pranverës, është gati edhe pjesa tjetër e gjedheve që do t’i dhurohet bujqëve si donacion.
“Qëllimi kryesor është që mbarshtohet kjo racë e cila vërtetë është e njohur si për mish dhe për qumësht. Besoj që Anamorava ka nevojë për këtë racë dhe uroj që të shtohet”, ka thënë Jetishi.