23 Dhjetor 2024

Komuna ndihmon blegtorët përmes vaksinimit pa pagesë të 14500 bagëtive

Prishtinë, 30 korrik - Drejtoria e Bujqësisë e komunës se Prishtinës ka ndërmarrë aksion nëpër fshatrat e Prishtinës për vaksinimin e gjedheve, dhenve dhe dhive, si masë parandaluese kundër sëmundjes së “këmbëzezës”.

Gjatë këtij aksioni që do të zgjasë rreth dy muaj, pritet të vaksinohen 7000 krerë gjedhe, si dhe 7500 krerë dhen dhe dhi.

Komuna e Prishtinës, si Komuna e vetme që realizon një projekt të tillë, është e angazhuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve të blegtorëve dhe rritjen e mundësisë për sa më shumë prodhim nga ana e tyre.

Gjithashtu, është planifikuar që në këtë periudhë kohore të bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit i 625 qenve që kanë pronarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)