Komuna mbjellë drunj në hapësirën pranë objektit të ri te Qeverisë
Prishtinë, 21 shkurt - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të mbjellë drunjt e llojit “Cherry Blossom” apo Sakura në hapësirën pranë objektit të ri te Qeverisë tek ish Rilindja.
Të pranishëm do të jenë Kryetari Shpend Ahmeti, ministri Behgjet Pacolli, si dhe Abe Tishoko, Ministër i Shtetit në Japoni, vend i cili i ka dhuruar këta drunj për Kryeqytetin e Kosovës.