Komuna e Rahovecit shpërndan pajisje për sektorin e bletarisë
Rahovec, 16 qershor - Komuna e Rahovecit, respektivisht drejtoria e bujqësisë ka bërë shpërndarjen e pajisjeve për bletari, ku gjithsej 38 bletarë sot i kanë pranuar pajisjet (centrifuga për mjaltë dhe shkrirëse të dyllit me avull).
Në ditët në vazhdim do të vazhdohet me shpërndarjen edhe të pajisjeve tjera varësisht prej furnizimeve nga operatorët ekonomik.